Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, “nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi” NULL NULL 18.09.2024 15:31 18.09.2024 15:31 Hungaria s'e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE “Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto. Ai tha se qëndrimi i Hungarisë ka qenë i qartë qysh më parë dhe i njëjti nuk ndryshon. “Ne jemi të rrënjosur për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë kryediplomati hungarez, sipas mediave serbe. Ai të mërkurën në Budapest është takuar me ministren e Ekonomisë të Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, para disa ditësh ka deklaruar se do të kërkohet ndihma e Hungarisë në lidhje me procesin e anëtarësimit në KiE. Kjo deklaratë u bë pas takimit me ambasadorin hungarez në Kosovë, Bela Bozsik. Aktualisht, Hungaria kryeson me presidencën e Bashkimit Evropian. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 12 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë