Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hungaria do t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë

NULL NULL
30.05.2023 13:57
Hungaria ushtria

Hungaria pritet t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë.

Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Në njoftim thuhet se një avion A319, i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor është nisur në mbrëmjen e 29 majit u nis nga Kecskemét për në Kosovë, për t’i marrë ushtarët e plagosur në protestat e djeshme në Zveçan.

Ata u lënduan gjatë përleshjes duke tentuar t’i shpërndanin protestuesit.

Gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili është zëvendëshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë hungareze, ka zhvilluar edhe një takim me mjekët ushtarakë në bord.

Gjatë së hënës u lënduan 25 ushtarë të KFOR-it, tre ushtarë hungarezë u plagosën nga arma e zjarrit.

Protestuesit serbë i sulmuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.