Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

NULL NULL
23.06.2025 18:53

Hungaria dhe Sllovakia njoftuan se do të bllokojnë paketën e 18-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, tha të hënën Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Szijjarto shton se ky veprim erdhi në përgjigje të planit RePoëerEU të Komisionit Evropian që synon të ndalojë të gjitha importet e energjisë nga Rusia.

“Ata kërkuan sot që ne të krijojmë një paketë sanksionesh që është sa më e fortë, sa më gjithëpërfshirëse dhe që ndëshkon sa më rëndë sektorin e energjisë. Megjithatë, ne, së bashku me Sllovakinë, penguam miratimin e paketës së sanksioneve sot. E bëmë këtë sepse, paralelisht me të gjitha këto, BE dëshiron t’u ndalojë shteteve anëtare, Hungarisë dhe Sllovakisë, të blejnë gaz natyror rus të lirë dhe naftë bruto ruse të lirë, siç kemi bërë deri më tani”, tha Szijjarto.

Në konferencën përmbyllëse për shtyp të takimit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas tha se ata synojnë të miratojnë paketën e re të sanksioneve deri në fund të kësaj jave. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.