Hungari-Zvicër, dalin formacionet zyrtare – Xhaka kapiten e Shaqiri rezervë NULL NULL 15.06.2024 14:14 15.06.2024 14:14 Sot do të luhet ndeshja e dytë në grupin A, në mes të Hungarisë dhe Zvicrës. Ndeshja pritet të nisë nga ora 15:00, e që do të luhet në RheinEnergieStadion, i cili ka kapacitet prej 50 mijë ulëse, njofton Klankosova.tv. Tashmë të dy kombëtaret i kanë bërë zyrtare formacionet e tyre, ku trajneri zviceran, Yakin, ka befasuar duke e lënë Xherdan Shaqirin në bankë rezervë. Kapiten të Zvicra, zakonshëm do të jetë ylli i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve: Hungaria: Gulacsi, Szalai, Orban, Lang, Fiola, Nagy, Schafer, Kerkez, Szoboszlai, Sallai dhe Varga. Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Ndoye, Freuler, Xhaka, Widmer, Aebischer, Vargas dhe Duah. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.