22:47, 14 Dhjetor 2019

Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

“Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Shkarkimi i trajnerit Lerda vjen pas humbjeve të Partizanit në dy ndeshjet e fundit. Partizani humbi mbrëmë derbin ndaj Tiranës dhe para një jave u mposht nga Bylis.

Me humbjen e djeshme, klubi i kuq ka humbur edhe kryesimin e Superiores, duke zbritur në vend të tretë me 25 pikë, dy më pak se Kukësi i vendit të parë.

I vjen fundi makthit të Tiranës, fiton pas 6 vjetësh kundër Partizanit

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë