8:31, 23 Gusht 2019

Një person ka vdekur mbrëmë ë një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ajo deklaroi se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

“Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti për klankosova.tv.

Konkurs Pune

Lexo më shumë