Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humb jetën në aksident piloti i ri spanjoll Borja Gomez

NULL NULL
03.07.2025 20:47
Foto: Shutterstock

Një tragjedi ka goditur botën e motosportit pas vdekjes së pilotit të ri spanjoll, Borja Gomez, në moshën vetëm 20-vjeçare.

Gomez u përfshi në një aksident të rëndë gjatë seancës së stërvitjes së lirë në kuadër të Kampionatit Evropian Stock në pistën Magny-Cours, në Francë. Ai kishte hyrë në garën e tretë të sezonit si lider i renditjes, pas një vendi të dytë në garën hapëse në Estoril dhe një fitoreje në Jerez në fillim të qershorit, raporton “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, ai doli jashtë piste gjatë stërvitjes dhe më pas u godit nga një motor i një piloti tjetër që po vinte me shpejtësi.

Lajmi i rëndë u konfirmua nga ekipi i tij, Honda Laglisse, përmes një deklarate prekëse.

“Me gjithë dhimbjen në zemrat tona, njoftojmë se Borja Gomez ka vdekur në pistën Magny-Cours pas një aksidenti të rëndë gjatë stërvitjes së parë të Kampionatit Evropian Stock. Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm si pilot, do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë dhe buzëqeshjen e tij”, tha ekipi i tij.

Borja kishte qenë më parë pjesë e Moto2, dhe ëndërronte të kthehej atje sërish. Ai e nisi karrierën në garat Supermoto në Spanjë, më pas në Kawasaki Cup (2019) dhe më vonë në Superbike, ku përfundoi në vendin e dytë në kampionatin spanjoll të vitit 2021 dhe sërish nënkampion në vitin 2022 me ekipin Cardoso. Në vitin 2023 u bashkua me ekipin Fantic Racing në Moto2, ku garoi në 13 gara Grand Prix, para se të kalonte në kampionatin aktual. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.