Humb jetën në aksident 19 vjeçari shqiptar në Itali NULL NULL 27.01.2021 12:34 27.01.2021 12:34 Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19 vjeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19 vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025