Humanist Januzaj akuzon ish qeveritarët për ndërhyrje në projekte NULL NULL 22.01.2021 11:07 22.01.2021 11:07 Endrit Januzaj, djaloshi me aftësi të kufizuara, i cili njihet si humanist, tregoi për Klan Kosova se si aktivitetet e fondacionit në të cilin bën pjesë ai po i ndihmojnë shumë familjet në nevojë në Kosovë, veçanërisht kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. “Kemi përkrahur mbi 500 familje, përmbi 30 karroca elektrike që e mundësojnë lëvizjen, jemi munduar ta bëjmë më të mirën deri tash”. “Gjatë kohës së pandemisë kam qenë njëri ndër vullnetarët kryesor në Kosovë, së bashku me “Let’s Do it Kosova”. 250 familje vetëm brenda një muaji i kam ndihmuar se bashku me djemtë e organizatës”. Januzaj foli për gjendjen aktuale të personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë, duke thënë se shumica jetojnë me 75 euro në muaj dhe se siç u shpreh, pensioni për paraplegjikët nuk zbatohet. Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova ai po ashtu adresoi ankesa edhe ndaj qeveritarëve, kryesisht të legjislacionit të kaluar, duke thënë se ka aplikuar me disa projekte dhe se asnjeri nuk iu dha. Madje për njërin prej tyre ai akuzoi një ish zyrtar të lartë shtetëror se kishte ndërhyrë që projekti të fitohet nga dikush tjetër. “Më kanë dështuar tre projekte. Kemi aplikuar, projekti ka qenë për persona me aftësi të kufizuara, persona të moshuar, etj. Po ju tregoj që një javë kemi qëndruar në zyre dhe na kanë rrëzuar në projekt. Atë e kanë marr një klub alpik i biçikletave që shkojnë nëpër male të Istogut”. “Pas një kohe e kam hetuar që ka ndërhyrë Haki Abazi, dhe kam kontaktuar direkt me kryeministrinë me Përparim Kryeziun dhe ai ka reaguar e ka provuar të bëjë diçka. Më pas është anuluar konkursi se unë kundërshtova në atë mënyrë, dhe në fund ai projekt nuk u dha”. “Si mund të jetojë një njeri me 75 euro, kur ato ndoshta i ka për ilaçe brenda javës dhe ndoshta është i palëvizshëm edhe ka hyrë në kuadër të personave me aftësi të kufizuara dhe është i mbyllur p.sh. në Han të Elezit dhe e kontakton Endritin dhe Endriti duhet të shkojë për t’ia dërguar një karrocë, ndërsa këtë punë duhet ta bëjë shteti”, u shpreh Endriti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 1 day