Hulumtuesit Canolli dhe Behluli tregojnë se trashëgimia kulturore është e rrezikuar nga gurëthyesit NULL NULL 15.09.2021 13:02 15.09.2021 13:02 Hulumtuesit Drenusha Canolli dhe Mirlind Behluli kanë shpalosur projektin në të cilin janë duke punuar që ka të bëjë me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në emër të eksploatimit të tokës. Canolli në Ora Shtatë në Klan Kosova deklaroi se ata kanë punuar për tre muaj rresht për këtë projekt dhe kanë gërmuar rreth monumenteve kulturore që janë duke u tentuar të shkatërrohen nga gurëthyesit. “Është një fushë që ne e kemi nisur hulumtimin me shumë vullnet dhe pse të ketë përkrahje dhe mbështetje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Gjatë hulumtimit i kemi identifikuar mbi tre raste ku gurëthyesit kanë rrezikuar trashëgiminë kulturore. Një rast e kemi në “Majën e Zezë” në Komunën e Obiliqit, rastin tjetër e kemi në Kalanë e Lipës në fshatin Lip të Pejës si dhe në Dollc të Klinës, gurëthyesit janë duke e bërë veprimtarinë e tyre dhe është duke u dëmtuar trashëgimia”. Ndërsa, Canolli theksoi se edhe institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë punë sa i përket identifikimit të këtyre rasteve. “Tek Kalaja e Lipës qytetarët kanë pasur protesta, me hulumtimin tonë është përfshirë ky rast dhe tani dëgjohet për to dhe dihet, se cili do të jetë ndikimi i këtyre nuk e dimë, por e dimë se tashmë po flitet për këto raste”,ka thënë Canolli, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024