12:00, 20 Maj 2019

Shumë fëmijë në Angli janë duke u regjistruar në spitalet e shëndetit mendor pa pasur nevojë, tregon një raport i publikuar së fudnmi.

Hulumtimet e Komisionit për Fëmijë në Angli, gjetën se fëmijët shpesh nuk ishin në gjendje të merrnin mbështetjen e duhur në shkollë dhe në komunitet.

Kjo gjë ka bërë që fëmijët të përfundonin në institucione, ndonjëherë për muaj apo vite.

Fëmijët me aftësi të kufizuara të të mësuarit ose me autizëm u lëkundën veçanërisht nga sistemi, thuhet në raport.

Anne Longfield thotë se qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur të zgjidhin problemin, por numri i fëmijëve në spitalet e shëndetit mendor mbetet i lartë.

Hulumtimet tregojnë një nevojë të qartë për “t’u përqëndruar në udhëtimet e fëmijëve para se të pranohen në kujdesin ambulator”, thotë raporti, por shpesh kjo nuk po ndodh.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë