Hulumtimi i PIPOS: Qeveria, fajtori kryesor për reduktime sipas qytetarëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hulumtimi i PIPOS: Qeveria, fajtori kryesor për reduktime sipas qytetarëve

NULL NULL
22/09/2022

Qeveria e Kosovës del të jetë fajtore për reduktimet e energjisë elektrike që pritet të bëhen gjatë stinës së dimrit.

36.9 për qind e qytetarëve e kanë lënë fajtore qeverinë sipas një hulumtimi nga PIPOS, njofton Klankosova.tv.

29.5 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se menaxhimi jo i duhur i energjetikës ndër vite, 21.1 për qind e qytetarëve e kanë thënë se fajtor për reduktimet është lufta në Ukrainë.

4.7 për qind kanë fajsuar Korporatën Energjetike të Kosovës, 3.7 për qind kanë thënë se është tjetër arsye ndërsa 4.1 kanë refuzuar të japin një arsye.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova.