Huijsen mungon vetëm një ndeshje NULL NULL 08.07.2025 19:38 08.07.2025 19:38 Dean Huijsen është pezulluar për vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në fundin e sfidës kundër Borussia Dortmund, në çerekfinalin e Botërorit për Klube, raportojnë mediat spanjolle, përfshirë Cope. Qendërmbrojtësi i ri i Real Madridit u ndëshkua pasi ndaloi me faull një aksion të rrezikshëm në minutat shtesë, duke shkaktuar penallti dhe u përjashtua direkt nga loja. Sipas vendimit të FIFA-s, Huijsen do të mungojë vetëm në gjysmëfinalen ndaj PSG-së, por do të jetë në dispozicion për një finale të mundshme më 13 korrik. Ky vendim është parë si një lehtësim për Real Madridin dhe trajnerin Xabi Alonso, që e vlerësojnë shumë kontributin e Huijsenit në mbrojtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025