Lajmet e fundit

Një kalë i racës Shire, i cili ka hyrë në librin e rekordeve si kali më i gjatë i gjallë në botë, mund të bëhet edhe më i gjatë, pasi ende vazhdon të rritet, ka thënë pronari i tij.
Hugo, i cili jeton në Towcester të Northamptonshire, ka arritur tashmë një lartësi prej 199 centimetrash, ose rreth 2 metra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Guinness World Records, lartësia e katërvjeçarit u verifikua zyrtarisht nga një veteriner. Për të siguruar një matje sa më të saktë, Hugo u mat pa patkua.
Pronari i tij, Brett Masters, tha se Hugo merr “një kujdes të jashtëzakonshëm” nga një ekip që përfshin kiropraktor, dentist, veteriner dhe masazhator. Sipas tij, kali jeton një “jetë me pesë yje”.
Kuajt Shire njihen për gjatësinë dhe përmasat e tyre të mëdha. Forca dhe trupi i tyre i fuqishëm i kanë bërë të aftë të tërheqin ngarkesa të rënda, ndaj historikisht janë përdorur si kuaj pune në bujqësi dhe për transport.
Megjithatë, rekordi për kalin më të gjatë dhe më të rëndë të dokumentuar ndonjëherë i përket një tjetër kali Shire. Ai ishte një kalë i tredhur me emrin Sampson, i cili më vonë u quajt Mammoth.
Sampson u rrit nga Thomas Cleaver në Toddington Mills, në Bedfordshire, dhe në vitin 1850 u mat me një lartësi prej 2.19 metrash.
