Huawei kalon Apple – Kompania e dytë për shitjen e telefonave të mençur NULL NULL 01.08.2018 22:56 01.08.2018 22:56 Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, është bërë shitësja e dytë më e madhe në botë për telefonat e mençur. Ajo ka kaluar kompaninë e madhe Apple. Sipas statistikave të Strategy Analytics për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, më 15% e të gjithë telefonave të shitur në botë janë tashmë të firmës Huawei, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Vendin e parë më listë e ka Samsung me 20%, ndërsa Apple, tash në vendin e tretë, ka 12%. Huawei është pothuajse e bllokuar nga Shtetet e Bashkuara për të shitur telefona në shtetin amerikan. Kjo është bërë, siç thuhet, për shkak të sigurisë shtetërore të SHBA-ve. Ndërsa kompania kineze ka mohuar se mundëson spiunimin dhe ka thënë se ajo është një kompani private që nuk kontrollohet nga shteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024