Cristiano Ronaldo, personi i tretë më i kërkuar në Google për vitin 2018 NULL NULL 12.12.2018 18:15 12.12.2018 18:15 Cristiano Ronaldo, renditet si personi i tretë më i kërkuar në faqen kryesore në internet. Sipas statistikave të Google Ronaldo, poashtu ka arritur të zë vendin e dytë sa i përket sportistëve dhe vendin e parë sa i përket pjesës së marketingut dhe lajmeve rreth tij. Kjo sipas ekspertëve shihet se ka ndodhur si pasojë e kalimit të tij nga Real Madrid tek gjigandi italian Juventus, shkruan Calciomercato, përcjellë Klan Kosova. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, nuk arriti që edhe sivjet ta fitojë “Topin e artë”. Këtë vit këtë çmim e mori ish-bashkë lojtari i tij tek madrilenët, kroati, Luka Modric. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.