Një shqiptar pritet të bëhet kryetar i Kuvendit të Turqisë NULL NULL 23.02.2019 14:19 23.02.2019 14:19 Mustafa Shentop, zgjidhet kandidati i partisë qeveritare në Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), për postin e kryetarit të kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha doreheqje për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars. Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare, mëson Almakos. Ai, pritet të dielën të garojë për kryeparlamentar, ndërsa në 2 raundet e pare nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota. Siç përcjell Almakos kundër kandidatë janë, Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK. Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP), si dhe Imam Huseyin Filiz nga partia IYI. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë