Katër çmime në Oscar nuk do të shihen publikisht – jepen gjatë reklamave NULL NULL 13.02.2019 18:01 13.02.2019 18:01 Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë. Këtë e ka konfirmuar vetë Akademia, e këto kategori janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi. Fjalimet e fituesve do të transmetohen më vonë gjatë transmetimit, ndërkohë që do të mund të shihen “live” përmes oscar.com, njofton Klan Kosova. Akademia ka njoftuar vitin e kaluar se do të shkurtonte transmetimin televiziv në 3 orë, në një përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën. Në një email për anëtarësimin e grupit të hënën, presidenti i Akademisë John Bailey paraqiti planin për shfaqjen e këtij viti. Ai theksoi se Akademia “po vazhdon të nderoje arritjet e të gjitha 24 çmimeve në Oskar”. Në rastin e katër kategorive që do të shpallen gjatë pushimeve komerciale, fjalimet e fituesve do të transmetohen më vonë në transmetim, tha ai. Ai shtoi se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit. Ceremonia e shumëpritur e këtij viti e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë