Kosova e dërmon Qipron, mbetet në Ligën C të Ligës së Kombeve NULL NULL 27.09.2022 19:25 27.09.2022 19:25 Kosova e ka dërmuar Qipron në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” arritën të fitojnë me rezultat 5:1, derisa pas kësaj fitore ekipi i Alain Giresse radhitet i dyti në grupin e dytë të Ligës C duke siguruar kështu edhe qëndrimin në këtë ligë. Golin e parë e realizoi Florent Muslija, derisa epërsinë në 2 me 0 e ngriti Donat Rrudhani. Për 3:0 realizoi në fillimin e pjesës së dytë Elbasan Rashani, ndërkaq golin e katërt e realizoi sulmuesi Vedat Muriqi i cili e shënoi edhe golin e pestë që i dha vulë fitores së Kosovës. Krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit që e realizoi Valentin Roberge. 22:30 -Muriqi e shënon golin e dytë kundër Qipros Kosova e ka shënuar edhe golin e 5-të në ndeshjen kundër Qipros. Vedat Muriqi e ka realizuar golin e dytë në takim pas asistimit nga Milot Rashica. 22:26 – Qipro e ngushton epërsinë në 4 me 1 Qipro ka arritur ta realizoj golin e parë kundër Kosovës. Për rezultatin 4:1 shënoi Valentin Roberge në minutën e 81-të. 21:56 – Vedat Muriqi e katërfishon epërsinë e Kosovës Kosova e ka krijuar një epërsi bindëse ndaj Qipros. “Dardanët” e kanë shënuar edhe golin e katërt në “Fadil Vokrri”, pasi Vedat Muriqi arriti të shënojë në minutën e 52-të. 21:50 – Kosova – Qipro 3:0 Me të nisur pjesa e dytë, Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros. Golin e tretë të “Dardanëve” e realizoi Elbasan Rashani. Ky gol i jep siguri ekipit të Alain Giresse në sigurimin e mbijetesës për Ligën C. 21:32 – Rrudhani e ngrit epërsinë e Kosovës ndaj Qipros Donat Rrudhani e ka ngritur epërsinë në 2:0 pas asistimit nga Vedat Muriqi. Ai realizoi në fundin e pjesës së parë, derisa me këtë rezultat Kosova e ka siguruar mbetjen në Ligën C. 21:06 – Kosova në epërsi kundër Qipros Florent Muslija e ka kaluar Kosovën në epërsi në “Fadil Vokrri” kundër Qipros. Muslija realizoi në minutën e 22-të. Ai shënoi me një goditje precize pas harkimit të Florent Hadërgjonajt dhe devijimit të topit nga mbrojtja e mysafirëve. 20:45 – Nis ndeshja Kosova – Qipro Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja në mes të Kosovës dhe Qipros. Sonte “Dardanët” synojnë fitoren për të siguruar vendin e dytë në grupin e dytë të Ligës C në Ligën e Kombeve. 19:25 – Ndeshja Kosova – Qipro transmetohet në Klan Kosova Sonte, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja në mes të Kosovës dhe Qipros. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova. “Dardanët” synojnë fitoren për të mbetur kështu në Ligën C të Ligës së Kombeve edhe për një edicion. Formacionet zyrtare të Kosovës dhe Qipros Kosova: Ujkani, Hadergjonaj, Fazliji, Rrahmani, Rrudhani, Dresevic, Muslija, Celina, Zeneli, Rashani, Muriqi. Qipro: Panagi, Andreou, Roberge, Katelaris, Ioannu, Kastanos, Artymatas, Kyriakou, Luizou, Sotiriu, Tsionis. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024