Zelensky thotë se rusët kanë vënë mina kudo NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Rusia po e gjen veten gjithnjë e më të shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, thotë presidenti ukrainas Volodymr Zelensky gjatë adresimit të tij përmes video- mesazhit në Facebook, duke shtuar se “pushtimi e bën [Rusinë] gjithnjë e më toksike”. Ai vazhdon të paralajmërojë se “dhjetëra, nëse jo qindra mijëra” municione të rrezikshme janë lënë pas nga Rusia gjatë tërheqjes së tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Okupatorët lanë mina gjithandej. Në shtëpitë, në rrugë, në fusha. Ata minuan pronat e njerëzve, minuan makinat, dyert”, tha Zelensky. Ai paralajmëroi se Rusia mund të planifikojë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, duke shtuar se ata po i marrin këto shqetësime “shumë seriozisht”. “Detyra kryesore si sot ashtu edhe çdo ditë në këtë kohë janë masat konkrete mbrojtëse,” u ka thënë ai qytetarëve ukrainas. Ai tutje ka thënë se trupat e Ukrainës janë “më të guximshme” se forcat ruse dhe “po i mundin pushtuesit me mençuri dhe taktika të menduara mirë”.
Lajme Islami për zgjedhjet në Tërnoc: Dalja është më e lartë, sot Kamberi do të zgjidhet deputet (VIDEO) 30.06.2022 18: 49
Kosova Molliqaj ia publikon numrin Muratit, kërkon nga qytetarët t’i çojnë mesazh me tekstin “dorëheqje” 30.06.2022 18: 42