Parashikimi i motit për të mërkurën e të enjten NULL NULL 30/11/2021 30/11/2021 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet. Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.