Haziri: Kjo kryengritje politike është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve NULL NULL 12.11.2021 19:55 12.11.2021 19:55 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin përmbyllës ka thënë se ndihet i impresionuar me “mbështetjen në formë plebishitare të qytetarëve”. Haziri ka thënë se sipas tij, sonte është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve. “Ky masovitet sonte është përtej partiak dhe është treguesi më i mirë se Gjilani nuk duron bedel politik, por një Kryetar që qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime”. “Ky masovitet sonte është tregues se gjilanasit e duan një Kryetar që qeverisë mbi parimin e barazisë, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi të gjithë të barabartë”, ka thënë Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024