Kandidati "modest" i NISMA-s i merr vetëm 199 vota në Podujevë

Kandidati “modest” i NISMA-s i merr vetëm 199 vota në Podujevë

NULL NULL
1 month më parë

Kandidati i NISMA-s, Xhemajl Hasani, i ka marrë vetëm 199 vota në komunën e Podujevës.

“Nuk ka rezultat zyrtar. Ne edhe s’kemi pasë as komisionerë dhe as vëzhgues dhe dyshoj që janë manipuluar votat”.

Hasani në një intervistë në Klan Kosova ka thënë që nuk pajtohet me këtë rezultat.

“Do të kërkoj rinumërim në të gjitha vendvotimet. Kam informata që ka pasë parregullsi në disa qendra të votimit. Më thanë që ka pasë parregullsi vetëm 9 komisionerë i kemi pasë dhe tre vëzhgues nuk kemi as rezultat”.

Hasani në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova kishte thënë një deklaratë interesante kur tha se posedon një veturë “modeste Ferrari në vlerë 70-80 mijë euro”, deklaratë që u bë virale në rrjete sociale gjatë fushatës elektorale.