Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferenc Kajar, hungarezi i parë që komandon KFOR-in (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 15.10.2021 21:01

Bashkë me flamurin e NATO-s, gjeneralmajorit Ferenc Kajar iu ngarkua edhe një përgjegjësi e madhe.

Ai të premten mori komandën e trupave të KFOR-it nga udhëheqësi në largim, Franco Federici.

Megjithëse nuk e ka më këtë pozitë, italiani tash do t’i ketë medaljet që iu dhanë për angazhimin e tij njëvjeçar për drejtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Për gjithë këtë periudhë, ky falënderon të gjithë ata që bashkëpunuan me të, me theks të veçantë ushtarët që e përmbushën misionin si duhet.

“Falënderoj secilin ushtar të KFOR-it. Ju takova shpesh në terren. Entuziazmi juaj, profesionalizmi, gjithmonë më ka mahnitur. Për herë të fundit më lejoni t’ju tregoj se jam krenar me të gjithë ju”, shprehet Federici në ceremoninë solemne.

E pasardhësi i tij thotë se ka trashëguar një punë të madhe, dhe të njëjtën trase do ta ndjek edhe këtë vit.

“Suksesi i KFOR-it qëndron nga mbështetja e vazhdueshme e kombeve kontribuuese. Unë jam mirënjohës për këtë përkushtim dhe angazhim, dhe premtoj se do t’i udhëheq këto trupa në mënyrë transparente, që të arrihen qëllimet e përcaktuara nga autoritetet e NATO-s”, deklaron Kajar.

Ndërsa admirali Robert Burke nuk harron ta falënderojë kryeministrin Albin Kurti për pranimin e grupit të afganëve që u zhvendosën në Kosovë.

Kurti që është mysafir special këtu, edhe trajtohet në mënyrë të veçantë, për shkak të të ftohtit. Këtij iu dha një qebe të cilën e vendosi sipër këmbëve, teksa qëndronte ulur.

Ferenc Kajar është hungarezi i parë që ngarkohet me detyrën e komandantit të KFOR-it në Prishtinë, teksa mandati i tij i rregullt do të zgjasë një vit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.