Konjufca: Strukturat paralele në veri nuk mund të shuhen për gjashtë muaj

Konjufca: Strukturat paralele në veri nuk mund të shuhen për gjashtë muaj

NULL NULL
4 weeks më parë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se beson se institucionet e Kosovës janë duke hartuar një plan për të rritur prezencën e tyre në Mitrovicën Veriore.

Këto komente Konjufca i bëri në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku tha se në veri të vendit ende ekzistojnë struktura paralele të Serbisë, të cilat nuk kanë mundur të shuhen për gjashtë muaj.

“Unë mendoj që sa i përket asaj qeveria duhet të ulet dhe ta ndërtojë një plan strategjik si ta rrisë praninë e vetë në atë pjesë të Kosovës. Jam duke e artikuluar atë që besoj se është duke ndodhur, s’po them se një ditë në vitin e ardhshëm do të ndodhë kjo, por unë besoj se institucionet e sigurisë, e gjithë arkitektura e institucioneve të sigurisë, duke filluar prej forcave të mbrojtjes, ministrit të mbrojtjes, ministrit të punëve të brendshme, drejtorit të inteligjencës, së bashku me kryeministrin, janë duke e bërë një plan të tillë, pra një plan që të jemi më efektiv në zbatimin e  pranisë së institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, prej luftimit të kontrabandës, deri tek insistimi që për shembull marrëveshja për pikat kufitare dhe sa është e pranishme Kosova atje të konkretizohet, dhe ato që i takojnë Kosovës të mos e presim a pajtohet Serbia apo nuk pajtohet”.

Konjufca shtoi se të tilla planifikime nuk mund të bëhen publike në hollësi.

“Në aspektin mediatik dhe të publicitetit kjo e ka një hendikep, sepse planifikimet e tilla nuk mund të jenë pjesë e debateve televizive dalin në konferenca të shtypit ku ne dalim dhe themi çdo hollësi. Mendoj se në aspektin e konfrontimit me institucionet e Serbisë – universitetin, aty qeveria ka qenë më e kujdesshme, por në aspektin kontrabandës dhe luftimin e grupeve të organizuara mendoj se është shtuar aktiviteti”, tha Konjufca.