Masat antiCOVID-19 zbatohen nga gastronomët, pak nga qytetarët (VIDEO)

Masat antiCOVID-19 zbatohen nga gastronomët, pak nga qytetarët (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 6 days më parë

Gastronomët që nga kjo e mërkurë kanë nisur të zbatojnë masat antiCOVID-19 të përpiluara nga qeveria e vendit.

Kjo nënkupton që qytetarët nëse duan të pinë ndonjë pije duhet ta marin me vete, nuk mund të ulen në kafene, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, autobusët e “Trafiku Urban” po punojnë me kapacitet të përgjysmuar, vetëm 25 udhëtarë mund të udhëtojnë në ta dhe patjetër duhet të bartin maskat.

Disa qytetarë u panë rrugëve të kryeqytetit pa maskë, e të tjerë grumbull pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, policia edhe pse nuk u pa aty inspektuan lokalet dhe autobusët.

Në kryeqytet gjithë respektimin e masave antiCOVID-19 do t’i inspektojnë vetëm gjashtë inspektorë.