Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead NULL NULL 26.01.2021 13:32 26.01.2021 13:32 Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation, Sarah Olmstead. Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës. Ministri Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që SHBA po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së. Ndërkaq, Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë