Malajzianët shndërrojnë mbetje të ananasit në pjesë të dronëve NULL NULL 05.01.2021 15:44 05.01.2021 15:44 Studiuesit malajzianë kanë zhvilluar një metodë për të transformuar fibrat e gjetura në gjethet e hedhura të ananasit, për të bërë një material më të fortë që mund të përdoret në ndërtimin e kornizave për avionët pa pilotë ose dronët. Projekti, i kryesuar nga profesor Thariq Hameed Sultan në Universitetin Putra të Majalzisë, është përpjekur të gjejë përdorime të qëndrueshme për mbetjet e ananasit të gjeneruar nga fermerët në Hulu Langat, një zonë rreth 65 kilometra nga Kuala Lumpur. “Jemi duke shndërruar gjethen e ananasit në një fibër që mund të përdoret për aplikim në hapësirë ajrore, pra në thelb jemi duke shpikur një dron”, tha ai për Reuters. Mohamed Thariq tha që dronët e bërë nga materiali bio, kishin një raport më të lartë forcë-peshë sesa ato të bëra nga fibra sintetike, dhe gjithashtu ishin më të lira dhe më të lehta për t’u hedhur. “Nëse droni do dëmtohej, korniza mund të varroset në tokë dhe do të degradohej brenda dy javësh”. “Prototipet e dronëve ishin në gjendje të fluturojnë në një lartësi prej rreth 1.000 metrash dhe të qëndrojnë në ajër për rreth 20 minuta”, shtoi ai. Në fund të fundit, ekipi hulumtues shpreson të krijojë një dron më të madh për të akomoduar ngarkesa më të mëdha, përfshirë sensorët e imazheve për qëllime bujqësore dhe inspektime ajrore. “Roli ynë këtu është të ndihmojmë industrinë, fermerët të rrisin rendimentin e tyre dhe t’i bëjnë punët e tyre shumë më lehtë”, u shpreh William Robert Avisse nga Shoqata Malajziane e Aktivistëve të Dronëve, një grup joqeveritar që ndihmon në dizajnimin e dronit dhe hartimin e projektit. Para se projektoi të nisej në vitin 2017, rrjedhjet e ananasit hidheshin pas periudhës së korrjes një herë në vit, por fermerët shpresojnë që projekti i dronëve të inkurajojë më shumë inovacion për të gjetur përdorime për mbeturinat dhe për të rritur të ardhurat. “Me gjithë këto probleme shëndetësore dhe ekonomike për shkak të COVID-19, shoqëria është e dëshpëruar dhe nuk ka asnjë alternativë për të rritur të ardhurat”, tha fermeri i ananasit, Irwan Ismail. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 5 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 5 days