Papagalli ia shpëton jetën australianit nga zjarri i shtëpisë NULL NULL 11.11.2020 14:44 11.11.2020 14:44 Papagalli i shtëpisë e ka shpëtuar të zotin e shtëpisë nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë e tij. Shtëpia e një personi në Brisbane të Australisë ishte kapluar nga flakët kur zjarrfikësit mbërritën menjëherë pas orës 02:00, por Anton Anuyen kishte shpëtuar pa u lënduar. Nguyen tha se papagalli i tij, i quajtur Eric, e kishte zgjuar atë para se detektori i tymit të niste alarmin. “Dëgjova një zhurmë dhe Eric – papagalli im – filloi të bërtasë, kështu që unë u zgjova dhe ndjeva pak tym”, deklaroi ai. “E kapa Eric-un, e hapa derën dhe shikova në pjesën pasme të shtëpise dhe pash disa flakë. Kështu që e kam kapur çantën dhe kam zbritur poshtë. Jam i tronditur, por jam mirë”. “Gjithçka është në rregull për sa kohë që kam veten dhe zogun”. Inspektori i shërbimit të zjarrfikësve dhe emergjencave në Queensland, Cam Thomas, ka thënë se papagalli kishte këlthitur “Anton! Anton!”, për ta njoftuar atë për rrezikun e zjarrit. “Kishte detektorë tymi, por zogu e paralajmëroi para se ato të ndizeshin”. “Zjarri e kishte përfshirë goxha shtëpinë”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.