Cohen kryeson kastin e mbushur me yje në ‘The Trial of the Chicago 7’ (VIDEO) NULL NULL 14.09.2020 09:27 14.09.2020 09:27 Netflix ka publikuar trajllerin e ri të filmit të shumëpritur “The Trial of the Chicago 7”. Filmi i bazuar në histori të vërtetë, i shkruar dhe nën regji të Aaron Sorkin, do të publikohet më 16 tetor. Përmbledhja e shkurtër: Ajo që synohej të ishte një protestë paqësore në Konventën Kombëtare Demokratike të vitit 1968, u kthye në një përplasje të dhunshme me policinë dhe Gardën Kombëtare. Organizatorët e protestës – përfshirë Abbie Hoffman (Sacha Baron Cohen), Jerry Rubin (Jeremy Strong), Tom Hayden (Eddie Redmayne) dhe Bobby Seale (Yahya Abdul-Mateen II) – u akuzuan për komplot ndaj nxitjes së një trazire dhe gjyqi që pasoi ishte një nga më të njohurit të histori”. Nw film po ashtu luajnw Joseph Gordon-Levitt, Michael Keaton, Frank Langella, John Carroll Lynch, Mark Rylance, Alex Sharp, Noah Robbins, Danny Flaherty, Ben Shenkman, Kelvin Harrison Jr., Caitlin Fitzgerald, Alice Kremelberg, John Doman, J.C. MacKenzie, Damien Young, Wayne Duvall, dhe C.J. Wilson. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.