Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve

Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve

2 muaj më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, vizitoi sot Agjencinë për Regjistrim Civil, ku u prit nga kryeshefi i këtij Agjencioni, Bekim Hoxha.

Aty ai u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve të ARC-së dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës në përballimin e fluksit gjatë kësaj periudhe.

“ARC çdo ditë është duke bërë ndryshime në avancimet e sistemeve si dhe lehtësimin e proceduarave në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët”, thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj ministrie.

Kryeshefi i këtij Agjencioni, njoftoi se nga sot ka filluar projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve dhe të pasaportave deri në vitin 1999. Ky projekt është vazhdimësi e digjitalizimit të të dhënave të ARC-së dhe bashkë me projektin e sistemit të termineve “online”, qytetarëve po u lehtësohet procedura e kryerjes së shërbimeve.

Veliu ofroi vendosmërinë e tij për luftimin formave të ndryshme të korrupsionit dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në fund të kësaj vizite ai u shpreh i kënaqur me menaxhimin e punëve që janë duke u bërë në këtë Agjenci, dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për mbajtjen e rendit dhe aplikimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.