Haxhiu: Nuk do të ketë PDK në "Qeveritë e Mashtrimit"

Haxhiu: Nuk do të ketë PDK në “Qeveritë e Mashtrimit”

2 muaj më parë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka mohuar se partia e tij do të mund të jetë pjesë e qeverisë së bashku me Kurtin apo Hotin.

Në Info Magazinë në Klan Kosova ai e quajti “Qeveri të Mashtrimit” atë të Kurtit dhe Hotit.

“Ka kalkulim të VV-së për të mbajtur një pjesë të elektoratit të saj. PDK nuk është pjesë dhe ne  s’kemi iniciuar as rrëzimin e asaj qeverie që ishte, se këto janë qeveri të mashtrimit, si Qeveria Kurti,  ashtu edhe ajo Hoti”.

“Një vit më përpara kanë kërkuar zgjedhje, edhe sot kërkohet zgjedhje. A e dinë që rrezikohet jeta e qytetarëve vetëm që ata të rikthehen në karriget e deputeteve. Për 3-4 deputetë me i pas më shumë në parlament, kërkojnë të rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë”.

“VV duhet t’i shpjegojë qytetarëve dy gjera: çka ka ndodhur me vijat e kuqe që i kanë pasur me PDK-në dhe a është në tentativë që të rikthehet në koalicion me LDK-në?”

“Vendimmarrja në LDK është çdoherë problem. Nuk ka vendimmarrje në këtë parti”

“Nuk do ketë PDK në këtë qeveri të mashtrimit, as te ajo e Kurtit dhe as te e Hotit. Insistoj që nuk do të ketë”.