Portieri kosovar e fiton betejën me tumorin NULL NULL 06.08.2020 16:12 06.08.2020 16:12 Portieri nga Mitrovica, Arben Beqiri, gjatë muajit janar ishte diagnostikuar me tumor në lukth. Ndërkaq, ‘Gardiani’ i portës së “Trepça 89”, sot njoftoi se e ka fituar betejën me këtë sëmundje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqiri për klankosova.tv. “Unë aktualisht ndihem mirë, sot kam pasur një takim me mjekun te i cili jam kontrolluar. Biseduam për gjendjen time dhe pas një vlerësimi të përgjithshëm mora lajmin se mund të filloj me stërvitje por me kujdes të shtuar”, u shpreh Beqiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë