0:26, 5 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.\

Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive ka arritur në 3,356 raste nga 24,921 persona të dyshimta për virusin SARS-CoV-2.

Që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë deri tash kanë humbur jetën 66 pacientë, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive mbeten edhe 1.416.

Konkurs Pune

Lexo më shumë