Hapen aeroporti i Shkupit dhe Ohrit – këto janë masat për udhëtarët NULL NULL 01.07.2020 16:33 01.07.2020 16:33 Me fluturime për në Suedi dhe Gjermani, aeroporti në Shkup u hap përsëri. Kontrollet e rrepta janë akoma në hyrje të aeroportit, të afërmit dhe miqtë që mirëpresin mysafirë nga jashtë nuk guxojnë të jenë në ndërtesë, dhe ata që do të udhëtojnë duhet të arrijnë tre orë para fluturimit të planifikuar. Dezinfektuesit janë afër derës së parë, pastaj ka një kamerë që kontrollon temperaturën e pasagjerëve, dhe nëse dikush është i dyshimt, e dërgojnë në një dhomë të veçantë në aeroport. Por, udhëtimi me një pasaportë të Maqedonisë nuk lejohet tani për tani. Për të hipur në aeroplan, ju duhet një pasaportë nga një shtet anëtar i BE-së, nga zona shengen, ose një dokument që garanton që personi punon ose jeton në një nga vendet e Evropës Perëndimore. Jo vetëm për pasagjerët që largohen nga vendi, kontrollet e aeroportit janë gjithashtu të rrepta edhe për hyrjen në Maqedoni. “Pasagjerët e parë që mbërritën në aeroportin e Shkupit këtë mëngjes ishin pasagjerë nga Stambolli, ata ishin gjithashtu pasagjerët e parë që arritën në këtë aeroport pas një pauzë tre-mujore”. Pasi udhëtarët kaluan të gjitha kontrollet, pati një pritje emocionale nga të dashurit e tyre, lotët nuk munguan. Përndryshe, sot nga nga aeroporti i Shkupit do të realizohen 28 fluturime me 1700 pasagjerë./alsat *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 50 sekonda më parë
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 11 minuta më parë