Nesër fillon faza e tretë e lehtësimit të masave anti-covid

Nesër fillon faza e tretë e lehtësimit të masave anti-covid

4 muaj më parë

Prej nesër në vend do të fillojë faza e tretë e hapjes graduale ose lehtësimit të masave anti-covid.

Që nga 1 qershori (nesër) pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove, trafikut urban e ndërurban e masa të tjera, njofton Klan Kosova

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim që Minstria e Shëndetësisë e publikoi ditë më parë.

Pos tjerash gjatë javës pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.


klankosova.tv