Xeni i kushton këngë mjekëve, nxjerrë stafin e Infektivës në oborr (VIDEO) NULL NULL 08.05.2020 21:22 08.05.2020 21:22 Shkelzen Jetishi-Xeni, ka gjetur një mënyrë të bukur për të falënderuar gjithë stafin mjekësor, që sidomos gjatë kësaj kohë të pandemisë po e japin kontributin e tyre në përkujdesje ndaj të sëmurëve. Këngëtari nga Gjakova ka shkuar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe në oborrin e saj, së bashku me stafin aty, e ka kënduar një pjesë të këngës së tij të re me titull “Infermieres Sime”. “Kënga në frymëzim i kushtohet një infermiereje, sepse ai ka qenë fymëzimi i tekstshkruesit, por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë Juve!”, thotë ai. Ndërkohë, bëhet e ditur se videoklipi i këngës pritet të dalë së shpejti! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.