Haradinaj falënderon bashkëpunëtorët ndërkombëtar, pasi Kosova siguroi pavarësinë energjetike nga Serbia - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj falënderon bashkëpunëtorët ndërkombëtar, pasi Kosova siguroi pavarësinë energjetike nga Serbia

NULL NULL
20/04/2020

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka përshëndetur përfundimin e procesit të votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E, që praktikisht e pavarëson sistemin energjetik të Kosovës nga Serbia.

Haradinaj ka thënë se si kryeministër për dy vite me radhë kishte punuar për realizimin e kësaj marrëveshjeje. Ai ka thënë se përkundër se nuk i kishte bërë publicitet të madh angazhimit të tij, shumë punë ishte kryer me partnerët strategjikë për këtë arritje, njofton Klan Kosova

“Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia! Për dy vite, si Kryeministër i vendit kemi punuar ngushtë dhe kemi realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë. Kosova ia doli!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falënderuar ish-bashkëpunëtorët e tij, ambasadorin gjerman Christian Heldt, ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane për Zhvillim, USAID-in dhe akterët tjerë.

“Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri. Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfË, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit! Ju faleminderit! Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.