Fushë Kosovë: Pesë të prekurit me koronavirus janë në gjendje stabile - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë Kosovë: Pesë të prekurit me koronavirus janë në gjendje stabile

NULL NULL
19/04/2020

Pesë persona janë të infektuar me koronavirus në komunën e Fushë Kosovës.

Dy nga të infektuarit janë infermiere, e ku njëra është duke u trajtuar në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Gjithsej i kemi pesë raste pozitive, tre janë në qytet, një rast në Miradi të Epërme dhe një rast në Miradi të ulët. Me aq sa kam informacione njëra nga dy infermieret është duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe në përgjithësi gjendja e të prekurve është e mirë dhe stabile”, deklaroi Topalli.

Topalli mes tjerash tregoi se janë duke ndihmuar familjet e izoluara dhe familjet në nevojë dhe se si komunë janë të përgatitur mirë.

“Familjet janë izoluar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë, kemi bërë dezinfektimin e rrugëve dhe hyrjeve ku jetojnë si dhe i kemi ndihmuar me pako ushqimore”.

“Jemi në gjendje gatishmërie çdo ditë dhe jemi në terren për të ndihmuar”.

Topalli mes tjerash tregoi se në rast të rekomandimit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit  Kombëtar të Shëndetit Publik për karantinim të Fushë Kosovës do i zbatojnë rekomandimet.