Haxhiu shfuqizon vendimin e Hoxhës (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu shfuqizon vendimin e Hoxhës (FOTO)

NULL NULL
17/04/2020

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka shfuqizuar një vendim të ish ministres, Dhurata Hoxha.

“Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së”.

“Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro deri tani”.

“Këtë vendim të paligjshëm do ta dërgojmë edhe në prokurori”, ka shkruar Haxhiu, ku ka bashkangjitur edhe fotografi të dokumentit me vendim.