Komandanti i FSK-së deklaron gatishmërinë në menaxhimin e COVID-19 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komandanti i FSK-së deklaron gatishmërinë në menaxhimin e COVID-19

NULL NULL
16/04/2020

FSK deklaron se në këto ditë të vështira për vendin tonë, po vazhdon të zhvillojë operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile, me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19.

“Pjesëtarët e FSK-së janë duke kryer detyrat me vetëmohim dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë kësaj periudhe njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari” për në vend-karantinë”.

“Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejnerë dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës”.

“FSK ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështesë  Qendrën Operative të MPBAP-së dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor”.

“FSK si gjithmonë  është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet t’i japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri  t`u shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat”, thuhet në komunikatën për media drejtuar mediave.