Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 91 NULL NULL 28.03.2020 21:17 28.03.2020 21:17 Edhe një rast i ri pozitiv me Covid-19 ka rezultuar pas testimit të dytë, kështu duke çuar në 91 numrin e të infektuarve. Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë. Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.