Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Justin Bieber me albumin e ri thyen rekordin e Elivs Presley (FOTO)

NULL NULL
24.02.2020 18:00

Pas më shumë se gjysmë dekade këngëtari Justin Bieber ka tejkaluar rekordin e mbajtur nga legjenda Elvis Presley.

Albumi i shtatë i Justin Bieber ‘Changes’, ka debutuar në krye të tabelës ‘Billboard të SHBA’ – duke mposhtur një rekord të vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë.

Këngëtari kanadez është tani artisti më i ri, që në moshën 25 vjeçare ka arritur që të renditet i pari në ‘USA Chart’ me shtatë albume.

Elvis ishte 26 vjeç kur shënoi këtë sukses, me ‘Blue Hawaii’ në 1961.

‘Changes’, që është albumi i parë i Bieber në katër vjet, arriti një numër prej 231,000 kopje të shitura javën e kaluar. Ajo gjithashtu kryesoi tabelën në Mbretërinë e Bashkuar.

View this post on Instagram

Thank you. #changes

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.