Rama jep lajmin e madh, për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet parku Fotovoltaik NULL NULL 22.01.2020 09:03 22.01.2020 09:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot për herë të parë në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku Fotovoltaik. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bëri me dije se ky park do të ketë si synim prodhimin e energjisë diellore, me një kapacitet prodhues prej 140 megavat, njofton Klan Kosova. “Ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimeve energjitike të Shqipërisë me investimin në energjinë dillore për Parkun e Parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat”, ka shkruar Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.