Fillon rrënimi i objekteve pa leje në Vushtrri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon rrënimi i objekteve pa leje në Vushtrri

NULL NULL
08/01/2020

Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM Uniteti për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Komunën e Vushtrrisë.

Në bazë të njoftimit, Drejtoria e Inspektimit do të rrënoj ndërtimet pa leje në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.

“Ju njoftim se Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM Uniteti për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Komunën e Vushtrrisë. Drejtoria për Inspektime do të veproj bazuar në detyrat dhe përgjegjësit që ka, ku ndër të tjera hynë edhe rrënimi i ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë. Me këtë rast edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne duke na informuar për ndërtime ilagale, me qëllim që të vejmë rregull në Komunën tonë. Inspeksioni komunal është duke kryer detyrat e veta gjatë gjithë kohës por neve na duhet edhe bashkëpunimi i juaj për të pasur një qytet që duam. Të gjitha pasojat eventuale gjatë rrënimit do të barten nga vetë shfrytëzuesit e objekteve të ndërtuar pa leje”, thuhet në njoftimin e komunës.