Rita Ora kërkon që të ndihmohet Australia pas zjarreve (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rita Ora kërkon që të ndihmohet Australia pas zjarreve (FOTO)

NULL NULL
05/01/2020

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje publike që të ndihmojmë Australinë pas zjarreve që e kanë kapluar.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Rita kërkon që të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë krizë, njofton Klan Kosova.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar Ora.

Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, por edhe mijëra persona janë evakuuar nga vatrat e zjarrit.