10:34, 22 Shtator 2019

Një burrë nga New Jersey fitoi preminë e lotarisë prej 250.000 dollarësh vetëm dy vjet pasi çoi në shtëpi çmimin prej dy milionë dollarësh nga një tjetër tiketë gërvishtëse.

Freddie R. nga Newark i ka thënë zyrtarëve të lotarisë se tiketat e zakonshme nuk po i sillnin fat kohëve të fundit, kështu që vendosi të blinte disa të tjera që zakonisht nuk i provonte, dhe bëri mirë.

Njëra prej tyre i doli fituese e 250.000 dollarëve.

Njeriu fatlum deklaroi se paratë e këtij çmimi do t’i vendosë në kursime për kohën e pensionimit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë