Veseli: Rreziku më i madh i demokracisë është korrupsioni dhe nepotizmi NULL NULL 16.09.2019 11:22 16.09.2019 11:22 Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për qytetarët. Me moton “Pjesëmarrja”, në hapjen e kësaj ngjarjeje morën pjesë nxënës dhe mysafirë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë. Kreu në detyrë i legjislativit, Kadri Veseli, foli për rëndësinë e shënimit të kësaj dite, por përmendi edhe një premtim të tij të parafushatës. “Për demokracinë e vendit tonë rreziku më i madh është korrupsioni dhe nepotizmi. Për atë kam iniciuar ‘Paktin Kundër Korrupsionit’ dhe klasa politike duhet të përballet me këtë luftë, jo ta bëjë me retorikë boshe”, u shpreh Veseli. Aty u prezantua edhe ueb faqja e re e Kuvendit, kurse në oborrin e këtij institucioni është mbajtur një ekspozitë me fotografi dhe panair i organizatave të shoqërisë civile. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 1 orë më parë