Referet femra bëjnë histori në Superkupën e Europës NULL NULL 14/08/2019 14/08/2019 Për herë të parë në histori një ndeshje futbollistike e një niveli kaq të lartë po gjykohet nga një femër – e ndihmuar nga koleget e saja. Gjykimi në ndeshjen e Superkupës Evropiane mes Liverpool dhe Chelsea, i francezës Stephanie Frappert, dhe asistenteve të saja – Manuela Nicolosi dhe Michelle O’Niell – do të shënohet në historinë e futbollit europian si një etapë e re e barazisë gjinore në sportin më të popullarizuar. Takimi mes gjigandëve anglezë është finalja e tretë mes tyre. Në Champions League, Liverpool triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0, ndërkaq Chelsea arrit ta mposhtë Arsenalin në finalen e Europa League 4:1. Foto nga ceremonia në Stamboll
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 6 minuta më parë