PSG dhe Tottenham në “betejë” për Ndombelen (VIDEO) NULL NULL 22.06.2019 22:20 22.06.2019 22:20 Përpjekjet e skuadrës Tottenham për ta nënshkruar mesfushorin francez, Tanguy Ndombele, kanë marrë një goditje. Kjo për shkak se tani edhe skuadra Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për ta përvetësuar 22 vjeçarin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Skuadra Lyon e cila nuk dëshiron të heq dorë nga futbollisti në fjalë, ka caktuar një çmim prej 79 milionë eurosh për të. Ndërsa Spurs ende nuk janë deklaruar se janë gatshëm që ta paguajnë shumën e kërkuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.